Telegrafi

Putin optimist për ekonominë ruse

Sipas tij kushtet e rënda të punës nuk duhet të shkaktojnë ngecje apo pesimizëm. Përkundrazi, tha ai, sfidat duhet t’i nxisin zyrtarët qeveritarë të tregojnë aftësitë dhe profesionalizmin e tyre. 

"Rritja e ekonomisë ruse këtë vit pritet të jetë rreth 6 përqind ndërsa inflacioni do të arrijë në 13, 5 përqind".

Agjencia zyrtare ruse e lajmeve Itar-Tas citoi zëvendës kryeministrin Aleksander Zhukov të ketë njoftuar 4 përqind rritje të papunësisë gjatë javës së fundit. Zoti Zhukov tha se 270 mijë punëtorë pritet të humbin vendet e punës në fillim të vitit të ardhshëm.

Rënia e vazhdueshme e çmimeve të energjisë përkrah rënies së ekonomisë globale e ka dëmtuar ekonominë e Rusisë.