Të paktën 90 persona janë arrestuar në të gjithë shtetin rus, të cilët kishin dalur në mbështetje të kritikuesit të Vladimir Putinit, Alexei Navalny.
Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, raportohet se janë arrestuar 53 persona ndërsa 12 në Shën Petersburg. Raportoi grupi monitorues i policisë OVD-Info .
Në qytetin e katërt më të madh të Rusisë, Yekaterinburg , aktivistët shkruan në muret e disa ndërtesave, “Liri për Navalny”.
Detentions began in #Moscow for participants in a rally in support of Alexei Navalny. pic.twitter.com/HxFqxNi7Z4
— NEXTA (@nexta_tv) June 4, 2023
Navalny, i cili tani po vuan një dënim me nëntë vjet burg për akuzat për mashtrim që mbështetësit e tij i konsiderojnë të motivuara politikisht, u arrestua pasi kishte arritur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës në vitin 2021.
Ai u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga një helmim gati fatal i vitit 2020, për të cilin fajëson Kremlinin.
Shkencëtarët perëndimorë e identifikuan helmin si agjentin nervor të ndaluar, Novichok, ndërsa gazetarët hetues gjurmuan sulmin tek shërbimet e sigurisë ruse. Kremlini e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen. /Telegrafi/