Telegrafi

Putin nuk i beson as ushtrisë së tij, pozon me statistë që janë njerëzit nga rrethi i tij i ngushtë

Pas fjalimit të Vitit të Ri të presidentit rus Vladimir Putin, i cili dyshohet se u mbështet nga përfaqësues të ushtrisë së Federatës Ruse, në Twitter u shfaqën foto që zbulojnë detaje interesante.

Çdo vit, pak minuta para vitit të ri, të gjitha kanalet televizive transmetojnë fjalimin e presidentit rus me urime për qytetarët e Rusisë. Tradicionalisht, Kremlini qëndron pas presidentit gjatë fjalimit të tij, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, këtë vit Putin iu drejtua qytetarëve nga një sallë gri, dhe ushtarët e ushtrisë ruse qëndruan pas tij, gjë që ai vetë e konfirmoi gjatë fjalimit të tij.

Sot në rrjetet sociale janë shfaqur foto që zbulojnë detaje interesante për një nga femrat që ka qenë pas presidentit gjatë fjalimit të Vitit të Ri.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë re se një bionde shfaqet në shumë evente dhe është gjithmonë pranë presidentit. Tani ajo u paraqit si ushtare e flotës ruse.

Gjithashtu u shfaq edhe në një varkë peshkimi. Dhe pas kësaj, u shfaq pranë Vladimir Putinit në kishë ku ishte një nga besimtarët që kishte shkuar në kishë.

Dihet se pranë presidentit ka gjithmonë siguri të shtuar, por lind pyetja nëse presidenti nuk ka besim tek ushtarët e tij, ndaj në vend të tyre emëron ekstra statistë që konsiderohen si njerëz të besueshëm të Putinit.

Madje për këtë femër thuhet se mund të jetë nga FSB-ja dhe që qëndron pranë Putinit në çdo udhëtim të tij, e ushtria e Rusisë zakonisht anashkalohet nga paranoja e Putinit se dikush mund ta tradhtojë. /Telegrafi/