Telegrafi

Putin njofton për kundërmasat ndaj zgjerimit të NATO-s

“Duke i shkelur marrëveshjet e arritura më parë, përgjatë kufirit tonë po rriten resurset ushtarake të shteteve të caktuara dhe vendeve anëtare të NATO-së, kurse propozimet ruse për, siç është rasti me krijimin e sistemit unik të mbrojtjes kundër-raketore me një qasje të barabartë në drejtimin e tyre të të gjithë pjesëmarrësve, tani për tani- për fat të keq- mbesin pa përgjigje”, ka thënë Putin, gjatë një takimi me kreun ushtarak rus.

Si një nga kundërmasat ruse ndaj NATO-së, Putin ka vënë moratoriumin për pjesëmarrjen e Rusisë në Marrëveshjen për Armatimin Konvencional në Evropë, suspendimi i së cilës nis, më 12 dhjetor, të këtij viti.

Putin ka thënë se Rusia do ta rris gjendjen e gatishmërisë luftarake të forcave të saj nukleare, “me qëllim që t’i jap përgjigje adekuate secilit agresor”.