Site icon Telegrafi

Putin në Stamboll, merr pjesë në Kongresin mbi energjinë

Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti sot në mesditë në Stamboll për vizitën e tij të parë në Turqi pas përfundimit të krizës së rëndë diplomatike mes dy vendeve, njoftoi një përgjegjës turk.

“Putin pritet të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Energjisë në Stamboll dhe të takojë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan”, sipas të njëjtave burime.

Turqia dhe Rusia filluan në fund të qershorit një pajtim pas tensionesh të larta diplomatike që lindën për shkak të shkatërrimit nga aviacioni turk të një avioni luftarak rus në nëntor 2015 në kufirin siriano-turk.

Putin dhe Erdogan kanë për objektiv të ritheksojnë angazhimin e tyre për të zhvilluar projektin e gazsjellësit ruso-turk “TurkStream”, që do të furnizojë Evropën me gaz duke kaluar nga Deti i Zi, si dhe ndërtimin nga Moska të centralit të parë bërthamor turk.

Dy vendet synojnë të përforcojnë shkëmbimet tregtare duke i rritur në 100 miliardë dollarë në vit.

Exit mobile version