Telegrafi

Putin në Ankara, SHBA kërcënon Erdoganin për S-400

Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin sot në Ankara, ku do të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan dhe një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë shitja e sistemit mbrojtës antiraketor të Turqisë S-400, e cila është arsyeja pse Uashingtoni kërcënon me sanksione Ankaranë.

Sipas pohimeve të mëhershme të medias, SHBA ka kërcënuar Turqinë me sanksione ose refuzimin e shitjes së aeroplanëve luftarakë F-35 nëse Ankaraja blen sistemet ruse S-400, por qeveria turke e ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga ky transaksion. /kp/Telegrafi/