Telegrafi

Putin ndëshkon Serbinë, mërdhin Beogradin

Presidenti rus, Vladimir Putin, me vendimin e tij të fundit ka befasuar fqinjët tanë verior.

Në fakt, Serbinë ka vendosur ta ndëshkojë duke i ulur furnizimin me gaz. Deri tek ky vendim erdhi pas vizitës së tij të fundit në Beograd, ku u largua tepër i pakënaqur, transmeton Telegrafi.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzoi të nënshkruajë një marrëveshje të re për kthimin e borxhit në vlerë prej 200 milionë dollarësh, i cili është dashur të shlyhet deri në mars të vitit të ardhshëm.

Vuçiq thuhet se ka refuzuar të japë garanci për shlyerjen e borxhit për gazin rus pasi që beson se kërkesa e Putinit është e padrejtë, për shkak të faktit se, Rusia përmes Industrisë së Naftës të Serbisë, nxjerr fitime të mëdha jashtë vendit, në saje të një marrëveshje në mes të dy vendeve që kishte përfunduar në vitin 2008, shkruan Danas.

Të pakënaqur me refuzimin e kryeministrit serb, Putin vetëm dy ditë pas vizitës në Serbi ka vendosur të zvogëlojë furnizimin e gazit për një të tretën e shumës totale të rënë dakord kohë më parë. /Telegrafi/