Një koalicion i partive të opozitës liberale ka arritur një triumf të papritur në disa zona në zgjedhjet lokale dhe rajonale në Rusi.
Partitë opozitare kanë arritur të fitojnë në shumë qendra votimi në mes të Moskës, teksa partia e Putinit, e cila dominon në vend prej 17 vitesh, ka fituar shumicën e ndenjëseve në këshilla, në zgjedhjet e së dielës.
Triumfi i opozitës në disa zona të caktuara bëhet edhe më kuptimplotë po të kihet parasysh se Putin u mposht edhe në qendrën e votimit ku hodhi votën e tij.
Sipas “The Guardian”, Partia “Rusia e Bashkuar” e Putinit gjithsesi arriti të sigurojë rreth 75 për qind të ndenjëseve në këshillin e kryeqytetit dhe se pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët, rreth 15 për qind. /tvklan.al/