I përcjellë edhe nga kamera të shumta televizive, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është paraqitur në hapjen e urës së gjatë rreth 20 kilometra.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për urën e cila pritet të mundësojë lidhjen më mes të pjesës jugore të Rusisë dhe gadishullit së Krimesë.
Siç ishte bërë e ditur, projekti në total ka kushtuar rreth 3,7 miliardë dollarë dhe se kjo urë llogaritet si më e gjata në Evropë.
Por pavarësisht mburrjes së Putinit, mediat shkruajnë se kjo urë është shumë e vogël, madje “qesharake” në raport me atë të ndërtuar nga Kina.
Kjo pasi që, ndër tjerash ura kineze ka 60 herë më shumë çelik se Kulla Eifel në Paris dhe është 20 herë më e gjatë se Golden Gate Bridge në San Francisko.
Ura që lidh Hong Kongun me Makaun si dhe qytetin Zhuhai është e gjatë plotë 54 kilometra dhe llogaritet si ura më e gjatë e ndërtuar mbi det.
Ura ka gjashtë korsi dhe katër tunele, njëri prej tyre është nën ujë. Kina gjithashtu planifikon të ndërtojë katër ishuj artificial që lehtësojnë rrugëtimin mbi këtë urë.
Ajo nuk do të jetë e disponueshme për këmbësorë apo çiklist, por vetëm për vetura, ndërsa vlera e investimeve llogaritet në rreth 15 miliardë dollarë. /Telegrafi/