Telegrafi

Putin mbërrin në rezidencën Villa La Grange në kuadër të takimit me presidentin Biden

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në pallatin Villa La Grange, për shkak të takimit që pritet të zhvillohet me presidentin amerikan, Joe Biden.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Putin është pritur nga presidenti zviceran, Guy Parmelin në shkallët e rezidencës ku ata pozuan shkurtimisht për mediet, para se të drejtoheshin brenda përpara mbërritjes së prsidentit Biden.

Biden gjithashtu do të pritet nga presidenti zviceran Parmelin, pas mbërritjes për samitin me homologun e tij rus. /Telegrafi/