Telegrafi

Putin ledhaton Trumpin ‘shtatzënë’ në New York (Foto)

Të gjithë ata që kanë vizituar mbrëmë dyqanin e Apple në New York, i ka pritur një befasi e pazakontë – një projektor shfaqte presidentin rus Vladimir Putin duke ledhatuar Donald Trumpin shtatzënë.

Fotografia gjigante ishte shfaqur në njërën anë të një ndërtesës në Avenynë e Nëntë, që është pranë dyqanit të Apple, transmeton Telegrafi.

Kjo satirë ka ardhur në ditën e të dashuruarve përmes një aplikacioni në stilin Tinder që i bashkon dy njerëz, pavarësisht faktit se ata mund të kenë pikëpamje të ndryshme. /Telegrafi/