Site icon Telegrafi

Putin konfirmon se do të rikandidojë për president të Rusisë

Vladimir Putin ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2024.

Presidenti aktual pritet ta mbetet në pushtet deri në vitin 2030, raportojnë mediat ruse.

Ai ka shërbyer si president më gjatë se çdo udhëheqës tjetër i Rusisë që nga Josef Stalini, duke kaluar madje periudhën 18-vjeçare të Leonid Brezhnev.

Lexo po ashtu Grupi opozitar me “billboarde” kundër Putinit, pas caktimit datës për zgjedhjet në Rusi

Duke nderuar ushtarët që kishin luftuar në Ukrainë, Putin u pyet nga një kolonel nëse do të rikandidonte.

Shefi i Kremlinit raportohet se ka thënë “po”, raporton skynews.

Zgjedhjet pritet të jenë formalitet për Putinin, i cili mbushi 71 vjet në muajin tetor. Me mbështetjen e shtetit, mediave shtetërore dhe pothuajse pa asnjë kundërkandidat serioz, ai sigurisht se do të fitojë zgjedhjet që do të mbahen në muajin mars. /Telegrafi/

 

Exit mobile version