Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se liderit të Koresë së Veriut i nevojitet garantimi i sigurisë ndërkombëtare për të ndaluar programin e tij bërthamor.
Kjo garanci do të duhej të ofrohet brenda një kuadri shumëkombësh, shtoi ai, pas bisedimeve p në Vladivostok në lindjen e largët të Rusisë.
Kim e ka vlerësuar takimin si ‘shkëmbim kuptimplotë’.
Putin tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte mjaft i hapur dhe se kanë biseduar lirshëm për të gjitha çështjet që ishin në agjendë.
Ky takim vjen pas bisedimeve midis SHBA dhe Koresë së Veriut në shkurt, kur Kim Jong Un takoi Presidentin e SHBA Donald Trump në kryeqytetin vietnamez Hanoi. /kp/Telegrafi/