Site icon Telegrafi

Putin kërkon ndihmën e ushtrisë serbe në betejën e përgjakshme në Aleppo

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, njoftoi se është duke e llogaritur në ndihmën e ushtrisë serbe dhe kineze, në zbatimin e operacioneve humanitare në qytetin sirian Aleppo.

“Ministria i është mirënjohëse Republikës së Serbisë dhe Republikës Popullore të Kinës, të cilët ishin të parët që e kanë përkrahur iniciativën ruse-siriane për zbatimin e operacioneve humanitare. Llogarisim në hapat praktikë të mëtejmë të Ministrive të Mbrojtjes së këtyre shteteve në mbështetje të përpjekjeve të Rusisë për të siguruar ndihmë humanitare për banorët e Aleppos”, thuhet në deklaratë për shtyp, shkruan kurir.rs, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version