Telegrafi

Putin: Jam i gatshëm për dialog konstruktiv me Britaninë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar kryeminisren e re të Britanisë së Madhe, Theresa May për postin.

Putin ka shtuar se është i gatshëm për “dialog konstruktiv” rreth “çështjeve urgjente”.

Lexo po ashtu https://telegrafi.com/zbulohet-dizajni-vetures-se-re-te-blinduar-te-presidentit-rus-foto/

Lajmin e ka konfirmuar zyra e tij ku thuhet se Putin ka thënë se është i bindur se ruajtja dhe rritja e bashkëpunimit potencial ruso-britanik në sfera të ndryshme ka të bëjë me interesat vitale të popujve të të dyja vendeve.