Site icon Telegrafi

Putin injoron shiun, për të vendosur kurorë mbi varrin e “Ushtarit të Panjohur” (Video)

Shiu nuk e ka penguar presidentin rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në një ceremoni në “Ditën e Kujtesës dhe Dhimbjes”, e cila shënon fillimin e “Luftës së Madhe Patriotike” kundër nazistëve.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ceremonia e vendosjes së kurorës mbi varrin e “Ushtarit të Panjohur” u zhvillua Parkun Aleksandër, jashtë Kremlinit në Moskë.

Në të morën pjesë Presidenti Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë Kryeministrin Dmitri Medvedev dhe Kryetarin e Këshillit Federal, Valentina Matvienko.

Ceremonia vazhdoi sipas orarit, pavarësisht nga shiu i fortë i cili kishte filluar pak më herët, dhe asnjë nga zyrtarët nuk kishin ombrellë.

22 qershori është Dita e Kujtesës dhe Dhimbjes në Rusi, duke shënuar fillimin e “Luftës së Madhe Patriotike” të vitit 1941-1945.

Atë ditë, Gjermania naziste nisi një sulm të paparalajmëruar mbi Bashkimin Sovjetik, duke shkaktuar konfliktin e përgjakshëm katërvjeçar, në të cilin BRSS humbi 26 milion jetë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9rMNQLiMH9A

Exit mobile version