Telegrafi

Putin i heq kufizimet Turqisë pas bisedës me Erdogan

Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën hoqi kufizimet e udhëtimit në Turqi, si dhe ka urdhëruar për zhvillim të tregtisë së normalizuar, pas bisedës telefonike me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, shkruan AFP.

Në vazhdën e incidentit në nëntorin e kaluar, Moska vendosi një serë sanksionesh ndaj Ankarasë, duke përfshirë edhe një embargo të disa produkteve ushqimore turke, ndalimin e fluturimeve, si dhe rivendosjen e vizave për vizitorët turk, transmeton KosovaPress.

“Unë dua të filloj me çështjen e turizmit, pra për heqjen e kufizimeve administrative në këtë fushë”, ka thënë Putin.

“Unë kërkoj nga qeveria ruse të fillojë procesin e normalizimit të tregtisë së përgjithshme dhe lidhjet ekonomike me Turqinë”, ka thënë Putin.

Biseda midis Putin dhe Erdogan është realizuar pasi Erdogan, këtë javë, ka shprehur keqardhje për incidentin.