Presidenti rus Vladimir Putin sërish ishte në qendër të vëmendjes, për shkak të lëvizjeve të tij të çuditshme që i bën gjatë paraqitjeve.
Kësaj radhe derisa po bisedonte me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të cilin e priti në Rusi si mysafir dhe që besohet se kanë diskutuar për shitjen e armëve, që do të përdoreshin për luftë në Ukrainë.
Ai gjatë qëndrimit të tij në karrige, vazhdimisht lëvizte në mënyrë të pakontrolluar këmbën e majtë, duke nxitur dyshime se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër ky takim nga Shtetet e Bashkuara nuk është mirëpritur, duke paralajmëruar Korenë e Veriut se nëse dakordohet t’i shet armë Rusisë, duke ballafaqohet me sanksione.
Takimi i Putinit me Kimin është një dëshmi tjetër se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftën në Ukrainë, dhe se i janë shteruar depot e municionit dhe tani po kërkon ndihmë nga Koreja e Veriut, vendit më të izoluar në botë. /Telegrafi/