Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh i gatshëm për të publikuar regjistrimin e fundit në Uashington mes Sergei Lavrov dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u akuzua për shpërndarje të informacioneve të klasifikuara për shefin e diplomacisë ruse.
“Nëse administrata amerikane e autorizon këtë, ne jemi të gatshëm të publikojmë regjistrimin e bisedës mes Lavrov dhe Trump në Kongres dhe në Senatin amerikan”, deklaroi Putin në një konferencë shtypi me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni.
Donald Trump u akuzua nga “Washington Post” për zbulim të shërbimeve sekrete përsa i përket një operacioni të përgatitur nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik, gjatë një takimi më 11 maj me Sergei Lavrov dhe ambasadorin rus të SHBA-së, Sergei Kisliak, në Zyrën Ovale.