Rusia do të formojë Gardën Kombëtare, detyra kryesore e së cilës do të jetë lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, ka bërë të ditur presidenti rus, Vladimir Putin.
Gjatë një takimi me ministrin e brendshëm Vladimir Kololcevim, shefin e departamentit për luftën kundër drogës, Viktor Ivanov, komandantin e ushtrisë së brendshme të ministrisë së punëve të brendshme Viktor Zolotov dhe zëvendës shefin e shërbimit të migracionit, Yekaterina Yegorov, Putin ua ka bërë të qartë detyrat, transmeton Telegrafi.
“Vendimi është marrë, do të krijojmë një trup të ri federal që do të vendoset në bazat ushtarake të ministrisë së brendshme. Garda Kombëtare do të luftojë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë e brendshme, dhe do të kryej funksionin që deri më sot e kanë kryer njësi të ngjashme si OMON (njësia speciale e policisë), SOBR (task forca për veprim të shpejtë) dhe disa njësi tjera”, ka deklaruar Putin.
Në krye të Gardës Kombëtare, sipas gjitha gjasave do të jetë Viktor Zolotov. /Telegrafi/