Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar në një dokumentar të regjisorit amerikan Oliver Stone, se u ka ikur një varg përpjekjesh për vrasje ndaj tij. Ky dokumentar do të transmetohet gjatë këtij muaji në një televizion kabllor në Amerikë.
Në dokumentarin me katër seri të titulluar “Intervistat e Putinit”, regjisori Stone ka thënë se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar për rreth pesë përpjekje të pasuksesshme të vrasjes kundër Putinit.
Stone ka shtuar se “mënyra e parë e vrasjes” është gjithmonë “tentimi për tu inkuadruar si pjesëtar i sigurisë së presidentit”.
Mirëpo Putin, ka thënë se për të është thelbësore që të besojë në ekipin e tij të sigurisë.
“Kam biseduar me Fidel Kastron për këtë çështje,” ka thënë Putini. “Dhe ai më tha,” A e dini pse jam ende gjallë? “E pyeta: ‘Pse?’ Ai më tha “sepse unë gjithmonë kam qenë mbrapa sigurisë time personale”.
Stone po ashtu i ka kërkuar Putinit që të bëjë të ditur se cili mendon që do të jetë fati i tij në të ardhmen.
“Vetëm Zoti e di fatin tonë –timin dhe tuajin”, ka deklaruar Putin. /Rel/