Site icon Telegrafi

Putin fiton respektin e reperëve

Putin doli në skenë për të prezantuar një çmim gjatë një gare të muzikës hip-hop në MUS TV, televizion rus rival i MTV-së.

“Do të kishte qenë mirë të incizonim një këngë të përbashkët me Vladimir Putinin, sepse ai është një njeri legjendar dhe idhulli ynë”, tha duke kënduar reperi Zhigan, i cili fitoi garën, duke shtuar “të bëjmë shumë zhurmë për nder të tij, ashtu që e gjithë bota të dëgjojë”.

Përkundër imazhit ‘të dhunshëm’ që ka hip-hopi, Putin ka bërë një mesazh të ashpër kundrejt reperëve për një jetë të shëndetshme, duke thënë se nuk do të thotë se stili i tyre domosdoshmërish duhet të jetë i shoqëruar me alkool dhe drogë.

Ndërsa reperët u përgjigjën duke kënduar “Respekt, Vladimir Vladimirovich”. /Telegrafi/

Exit mobile version