Site icon Telegrafi

Putin është një vrasës? Kjo është përgjigja interesante e Donald Trump! (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se e respekton presidentin rus, Vladimir Putin, por kjo, sipas tij, përcjell Telegrafi, nuk do të thotë se do të shkojnë mirë me të.

“Ai është lideri i vendit të tij. Unë mendoj që të jemi mirë me Rusinë se sa jo. Dhe nëse Rusia na ndihmon që të luftojmë kundër ISIS-it, që është lufta kryesore – dhe terrorizmit islamik në gjithë botën – kjo është një gjë e mirë”, ka thënë Trump.

Ndërkaq në pyetjen e gazetarit, gjegjësisht në konstatimin e tij se Putin është një vrasës, Trump ka dhënë një përgjigje interesante.

“Ka shumë vrasës në botë. Edhe këtu (në SHBA) ka shumë vrasës. Çfarë mendoni? Vendi ynë është aq i pafajshëm?”, është përgjigjur Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version