Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë mbështetur të enjten hetimet për sulmin e javës së kaluar me armë kimike në Siri, të cilat po i kryen Organizata për ndalimin e armëve kimike.
Erdogan në bisedë telefonike ka theksuar se përdorimi i armëve kimike kundër njeriut është krim, thanë burime të afërta me presidentin turk, transmeton Reuters.
Agjencia ruse e lajmeve Tass transmeton kumtesën e Kremlinit, në të cilën thuhet se hetimet duhet të jenë urgjente dhe të paanshme.
Po ashtu, thuhet se Putin dhe Erdogan në bisedë shfaqën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me synim të forcimit të armëpushimit në Siri.