Telegrafi

Putin-Erdogan arrijnë një marrëveshje për një zonë të demilitarizuar në Idleb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi sot një marrëveshje me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan për krijimin deri në 15 tetor të një zone të demilitarizuar që do të jenë nën kontrollin e tyre në rajonin e Idlebit, bastioni i fundit rebel në Siri.

“Ne kemi vendosur të krijojmë përgjatë linjës së kontaktit duke filluar nga 15 tetori të këtij viti një zonë të demilitarizuar prej 15-20 kilometrash të gjerë”, tha presidenti rus pas takimit me homologun e tij turk.

Dy krerët e shtetit, vendet e të cilëve janë aktorët kyç të konfliktit sirian u takuan sot në qendrën turistike të Soçit, në Detin e Zi për të tejkaluar qëndrimet e kundërta që u shfaqën hapur në samitin ku ishte i pranishëm edhe presidenti iranian, Hassan Rouhani në Teheran, më 7 shtator. /kp/Telegrafi/