Telegrafi

Putin duket se ‘nuk mund të qëndrojë në këmbë’ gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve

Shëndeti i Vladimir Putinit është edhe një herë në qendër të vëmendjes pasi pamjet treguan se 69-vjeçari “përkulte” këmbët teksa mbante një fjalim.

Çështja rreth shëndetit mendor dhe fizik të udhëheqësit rus është vënë në qendër të vëmendjes që kur ai filloi agresionin në Ukrainë, gati katër muaj më parë.

Në këtë drejtim ka pasur spekulime se ai vuan nga kanceri ose nga Parkinson ndërkohë që raportehej për dridhje duarsh dhe zhdukje misterioze.

Por një video e shfaqur së fundmi nga një ceremoni çmimesh të dielën tregon se si ai “nuk mund të qëndrojë në këmbë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Teksa dëgjon regjisorin rus Nikita Mikhalkov duke marrë një çmim, Putini qëndron jashtë podiumit, duke u lëkundur përpara dhe mbrapa, me sa duket i paaftë të qëndrojë i palëvizshëm.

Dhe ndërsa më vonë mbante një fjalim, këmbët e tij duken të “tunden” disa herë ndërsa ai kap podiumin me dorën e tij për mbështetje.

Kremlini ka këmbëngulur në mënyrë të përsëritur se Putini gëzon shëndet të mirë, me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov që mohon çdo sëmundje. /Telegrafi/