Presidenti rus Vladimir Putin dhe kolegu i tij turk Recep Tayyip Erdogan sot me telefon biseduan për përgatitje për intensifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për përfundimin e konfliktit në Siri, njoftoi Kremlini.
“U theksua nevoja për përforcimin e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar që të realizohet një proces paqësor në Siri, që të krijohen kushte për qetësimin e situatës dhe për zgjidhjen e problemeve humanitare aktuale, theksohet në njoftimin nga Kremlini.