Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvendosur disa nga armët taktike bërthamore në Bjellorusi.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, konfirmoi se ka përfunduar dërgimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia, raporton newyorkpost.
Lideri bjellorus deklaroi më parë se transferimi i armëve bërthamore nga Rusia në Bjellorusi ishte i lidhur me përpjekjet për të “ndaluar kërcënimet e Polonisë si anëtare e NATO-s”.
Ky konfirmim vjen disa muaj pasi Rusia njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, një aleat i Putinit dhe Moskës.
Në muajin maj, Lukashenko konfirmoi se disa armë bërthamore po dërgoheshin tashmë në Bjellorusi, gjë që ngriti shqetësime në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.
Në muajin qershor, Putin konfirmoi se dërgesa e parë e armëve bërthamore taktike kishte arritur në Bjellorusi dhe se ato ishin vendosur atje.
“Pse duhet të kërcënojmë të gjithë botën? Unë kam thënë tashmë se përdorimi i masave ekstreme është i mundur në rast se ekziston ndonjë rrezik për shtetin rus”, kishte pohuar atëbotë Putin. /Telegrafi/