Site icon Telegrafi

Putin i blen një akullore Erdoganit, pasi ia tregoi aeroplanin e ri rus

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka qerasur homologut të tij turk një akullore, derisa të dy liderët u shfaqën në një shfaqje të pajisjeve ajrore të quajtur MAKS-2019.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më herët, Putin dhe Recep Taip Erdogan kishin inspektuar aeroplanin e ri rus, Su-57, dhe bënë një ecje përgjatë panairit.

Bëhet e ditur se mbi 800 biznese nga vendet e huaja po marrin pjesë në ngjarjen MAKS-2019, për të cilën Rusia shpreson se do të rrisë shitjet e avionëve të prodhuar rusë.

Siç ishte raportuar më herët, një avion ushtarak rus që mbante pjesë të raketës S-400 të Rusisë zbarkoi në bazën ushtarake Murted afër Ankarasë.

Kjo konfirmon njoftimin se faza e dytë e dorëzimit të këtyre armëve në Turqi po fillon.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar konfirmoi dje se qëllimi i ushtrisë turke është të mbrojë vendin dhe njerëzit e saj nga armiqtë e jashtëm. /Telegrafi/

Exit mobile version