Presidenti rus, Vladimir Putin arriti në samitin e shteteve të Kaspikut në Ashgabat, në Turkmenistan.
Ai i solli dy shpata si dhuratë për ish-presidentin e Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedov.
Presidenti i Rusisë e quajti samitin e shteteve të Kaspikut të rëndësishëm për të gjithë rajonin, duke theksuar se ky është praktikisht takimi i parë personal i këtij lloji pas pandemisë.
“Samiti i shteteve kaspike është një ngjarje shumë e rëndësishme për vendet tona, për të gjithë rajonin. Jam i sigurt se do të jetë i dobishëm”, tha lideri rus.
Në samitin e vendeve të Kaspikut po marrin pjesë presidentët e Rusisë, Iranit, Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Turkmenistanit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas nga 24 shkurti i këtij viti. /Telegrafi/