Telegrafi

Putin bëhet objekt talljeje, pozon me këpucë me taka të larta për t’u dukur më i gjatë – detyroi studentet e shkurtra të qëndrojnë pranë tij

Presidenti rus Vladimir Putin është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale, pasi ka pozuar me këpucë me taka të larta për t’u dukur më i gjatë.

Ai kishte vizituar studentët e Universitetit shtetëror të Moskës, transmeton Telegrafi.

Një përdoruese e Twitter ka deklaruar se ky burrë është aq i pasigurt dhe i fiksuar pas vetes, saqë vesh këpucë me taka të larta.

Ajo pretendon se në përpjekje për t’u dukur më i gjatë, i ka “detyruar” studentet e shkurtra që t’i qëndrojnë pranë.

“Ai duhet patjetër të gjejë një rrobaqepës më të mirë”, “Napoleon 2”, “Taka të bukura, Vladimir”, “Burri e vogël i trishtuar me kalimin e kohës do të jetë më i keq”, janë disa nga komentet. /Telegrafi/