Presidenti rus Vladimir Putin me rastin e Ditës së Fitores, ka vizituar ish-përfaqësuesin e KGB-së të Bashkimit Sovjetik dhe njëherit Ministrin e Sigurimit Shtetëror në Gjermaninë Lindore, Lazar Matveyev, i cili dikur ishte shefi i tij gjatë viteve të ’80-ta në Dresden, të cilit ia uroi ditëlindjen e 90-të.
Putin u shfaq para derës së Matveyev në Zelbin së bashku me kolegët nga ish-vendi i punës në Gjermaninë Lindore – Nikolai Tokarovim, tani drejtor i kompanisë “Transneft” dhe Sergei Chemezov, shefin aktual të kompanisë “Rosteh”, transmeton Telegrafi.
Putin ia uroi ditëlindjen ish-shefit si dhe Ditën e Fitores, duke i dhuruar orën presidenciale dhe numrin e “Drejtësisë”, që ishte publikuar në ditën e ditëlindjes së tij në vitin 1927. /Telegrafi/