Telegrafi

Putin akuzon Perëndimin se ndërhyn në politikën e Rusisë

Zoti Putin i bëri këto komente sot, në një miting në Moskë, më pak se dy javë para zgjedhjeve parlamentare në Rusi. Në fjalimin që ai mbajti gjatë mitingut me mijëra pjesëmarrës, zoti Putin i krahasoi opozitën me çakajtë.

Ai tha se opozita varet tek mbështetja e fondeve dhe qeverive të huaja, në vend që të ketë mbështetjen e popullit rus. Zoti Putin tha se ata që e kundërshtojnë partinë “United Russia”, “Rusia e Bashkuar”, pro-Kremlinit, përpiqen të dobësojnë shtetin dhe ta përçajnë shoqërinë ruse. Ai tha po ashtu, se zgjedhjet presidenciale të muajit mars do të sjellin “një rinovim të plotë të udhëheqjes ruse”.

Po në Moskë, udhëheqësi i opozitës, Grigory Javlinski, tha se Rusia nën udhëheqjen e zotit Putin, po bëhet “një vend autoritar dhe një shtet totalitar” . Ai po ashtu, tha në një konferencë shtypi, se beson që Presidenti Putin po përpiqet të mbetet president i vendit përjetë. /VoA/