Kjo është një skenë drejtpërdrejt nga një film romantik tepër i trishtuar.
Chen Ying, një infermiere që ndihmon në luftimin e coronavirusit në repartin e izolimit të spitalit të saj në Hangzhou të Kinës, është përshëndetur në mënyrë paksa të dhimbshme nga i dashuri i saj.
Për shkak të masave paraprake të sigurisë, çifti i dashur nuk është lejuar të shohë njëri-tjetrin personalisht për 11 ditë, transmeton Telegrafi.
Shikojeni momentin kur ata do të ribashkohen më në fund, dhe nuk mund t’a preknin njëri-tjetrin, por t’a puthni nëpërmjet xhamit.
Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të martohen, menjëherë pasi ajo të largohet nga objekti. /Telegrafi/