Telegrafi

Puthjet infektuese

Sëmundja mund të përhapet kryesisht përmes spërklave, pështymës, nëpërmjet puthjes. Gjithashtu, mund të përcillet edhe nëpërmjet kontaktit indirekt si p.sh. gjatë shfrytëzimit të mjeteve të sapo kontaminuara si p.sh. shfrytëzimit të gotës së njëjtë, etj.

Sëmundja shoqërohet me simptoma të përgjithshme: dhembje në fyt, muskuj, nyje, humbje oreksi, neveri, pastaj ethe, djersitje. Vështirësohet frymëmarrja dhe përtypja. Paraqitet fryrje e limfave, gjëndrave, më së shpeshti dhe atë fillimisht në qafë e më vonë mund të lajmërohet rritje edhe e gjëndrave të tjera limfatike. Gjithashtu, vjen deri te rritja e mëlçisë dhe shpretkës.

Të sëmurëve u rekomandohet: qetësim, pirje e sasive të mëdha të lëngjeve, marrje e ushqimit të pasur me hidrokarbure, proteina dhe vitamina, veçanërisht B dhe C, rregullimi i temperaturës së rritur trupore, konsumim i hapave për dezinfektim lokal kundër dhimbjeve në fyt dhe në rrugët e epërme të frymëmarrjes. Hapësira në të cilën qëndron pacienti duhet të jetë i ajrosur rregullisht dhe pa lagështi.

Për ulja të temperaturës trupore mbi 38° C, duhet përdorë antipiretikë, kryesisht ata nga grupi i paracetamolit, duke shmangur acidin acetilisalicilik (Aspirinë dhe derivateve që lidhen me të). /Telegrafi/