Ajo që nuk u pa në kamera nga ky edicion i “Këngës Magjike” është ndoshta një nga skenat më të bukura.
Një moment magjik është fokusuar nga aparatet në prapaskenë mes çiftit të njohur Ardit Gjebrea dhe Anila Beko.
Si edhe shihet në foto, pas përfundimit të festivalit “Kënga Magjike 2016” ata kanë shkëmbyer një puthje pasionante, shkruan opinion.al.
Ardit Gjebrea dhe Anila Beko të cilët përveçse partner në jetën personale, dinë të bashkëpunojnë mjaft suksesshëm edhe në jetën profesionale.
Ku Arditi shfaqet në ekran dhe Anila është në krye të përgjegjësisë në prapakuinte. Ata duket se e kanë mbyllur me sukses, të lumtur dhe me këtë puthje edicionin e 18-të të Këngës Magjike.