Këngëtari Sinan Hoxha dhe gruaja e tij, Andrra Destani, nuk e kanë fshehur asnjëherë dashurinë duke mos nguruar ta shprehin atë edhe publikisht.
Çifti thuhet se ndodhet në Turqi për të festuar ditëlindjen e këngëtarit dhe nga atje e kanë publikuar një video ku i këndojnë Sinanit, “Shumë urime për ty”.
Në një moment, Andrra i afrohet e përqafon dhe e puth me pasion.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti i shpirtit tim, festofsh dhe shumë vite te tjera me mua, Ansin dhe gjithë të dashurit e tu,të dua pafund!”, ka shkruar gruaja e këngëtarit. /Telegrafi/