Telegrafi

Puthja ‘kryeministrore’ (Foto)

Sot (e shtunë), Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministri i ri i Kosovës, me 61 vota pro dhe një abstenim për ndërtimin e qeverisë.

Këtij lajmi i janë gëzuar shumë qytetarë, kolegë e familjarë të Ramushit, të cilët e kanë uruar për postin e tij.

Bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, ishte pranishme në sallën e Kuvendit për t’i dhënë mbështetje maksimale bashkëshortit të saj, i cili sot u emërua kryeministër.

Lexo po ashtu Anita dhe Ramushi dalin bashkë nga Kuvendi i Kosovës (Foto)

Nga aparatët fotografikë çifti Haradinaj u panë edhe duke shkëmbyer puthjen e parë, pas fitores së Ramushit.

Ata gjithashtu u komentuan për veshjen e tyre elegante dhe me klas, ndërsa u panë duke dalë nga Kuvendi i Kosovës të shoqëruar nga njëri-tjetri. /Telegrafi/

Puthja “kryeministrore”