Dihet tashmë se jetesa me një qen, është e shëndetshme për njerëzit në shumë aspekte. Por tashmë shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se pasja e një shoku katërkëmbësh ka edhe përfitime të tjera.
Ata besojnë se bakteret që gjenden në zorrët e qenve, kanë efekt probiotik tek njerëzit.
Për të testuar këtë teori, studiuesit në Universitetin e Arizonës kanë rekrutuar disa vullnetarë për të shqyrtuar efektet.
Sistemi tretës njerëzor është shtëpia e më shumë se 500 lloje bakteresh, të cilësuara “të mira” dhe “të këqija”.
Probiotikët, zakonisht quhen baktere “të mira” të cilat ndihmojnë në mbajtjen e stomakut të shëndetshëm, në tretjen e ushqimit si dhe ndihmojnë sistemin imunitar.
Ushqimet si kosi apo dhe shtesat ushqimore ndihmojnë në nxitjen e probiotikëve.
Studimet e mëparshme, kanë treguar se qentë dhe të zotët e tyre ndajnë pak a shumë të njëjtat baktere të zorrëve me kalimin e kohës.
Gjithashtu është zbuluar se jetesa me një qen, përforcon sistemin imunitar të fëmijëve duke pakësuar rrezikun e sëmundjeve, përfshirë këtu astmën dhe alergjitë. /Telegrafi/