Site icon Telegrafi

Puthja e parë e fotografuar ishte lezbike

Serinë e fotografive e kishte bërë Eadweard Muybridge ndërmjet viteve 1872 dhe 1885 duke tejkaluar fotografinë e mëhershme “The Kiss” e cila është regjistruar më 1886.

E veçanta e kësaj vepre është se për dallim prej xhirimeve tjera të hershme të puthjeve, nuk është përjetësuar puthja ndërmjet një burri dhe gruaje por ndërmjet dy grave lakuriq.

“Romanca gjithmonë ka qenë e rëndësishme për artin e filmit dhe mendoj se ka ardhur koha të rregullohet gabimi historik. Por kush do të kishte menduar se puthja e parë e regjistruar në film do të jetë ndërmjet dy grave? Kjo puthje dallon aq shumë prej puthjeve tjera të fotografuara në atë periudhë kohore sa që me siguri do t’i shokojë shumë njerëz, por shpresoj se do të ketë shumë më shumë njerëz që do të intrigohen nga kjo fotografi”, komenton profesori Gordon zbulimin befasues.

Gordon do ta publikojë animacionin e reinkarnuar të fotografive për ditën e Shën Valentinit. /Telegrafi/

Exit mobile version