Telegrafi

Putellas zbulon se si Rubiales iu lut Hermosos me lot për ta ndryshuar deklaratën

Pas skandalit që përfshiu presidentin e federatës spanjolle, Luis Rubiales dhe ikonën e Barca Femeni, Jenni Hermoso, kreu i futbollit spanjoll u përpoq maksimalisht për të pastruar rrëmujën e shkaktuar.

Në deklaratën e saj, siç është marrë nga ElDesmarque, Alexia Putellas, një tjetër anëtare e ekipit spanjoll fitues të Kupës së Botës ka zbuluar se si ai qante në telefon duke iu lutur lojtares që të thoshte se puthja ishte konsensuale.

Natyrisht, Hermoso nuk pranoi të thoshte atë që Rubiales i kërkoi asaj, edhe kur ai iu lut që ta bënte për hir të familjes së tij.

Lexo po ashtu “Është një dëm i pariparueshëm për futbollin”, zbulohet raporti shkatërrues i FIFA-s kundër Luis Rubiales

Rubiales përfundimisht dha dorëheqjen nga roli i tij si president i federatës spanjolle. Por, problemet e tij nuk mbaruan me kaq.

Zyra e prokurorit aktualisht po heton pretendimin e Hermosos për ngacmim dhe sulm seksual dhe FIFA gjithashtu e ka kritikuar atë duke pretenduar se i ka bërë “dëm të pariparueshëm” futbollit.

Kjo sagë i ka dhënë fund kategorik Rubiales si president i federatës spanjolle. /Telegrafi/