Telegrafi

Pushuesja që po rrezitej nuk pranoi të largohej, për t’i lejuar të sapomartuarve të fotografohen (Foto)

Natalie Ling e ka fotografuar një pushuese që po rrezitej në një park në Londër, megjithëse ishte e rrethuar me dasmorë.

Ata i kishin kërkuar asaj që të shkonte më larg, pasi dëshironin të fotografoheshin, por ajo e ka vazhduar të lexojë libër, pa pranuar të largohej, transmeton Telegrafi.

Megjithatë fotografi profesionisti ia ka dalë t’i zë në kuadër të gjithë familjarët dhe miqtë, që dëshironin të bënin fotografi me të porsamartuarit, para një shtëpize të vogël parku.

Rrezitja para të sapomartuarve

Kjo zonë që është shumë e famshme me çifte që duan të kenë nga aty fotografitë e martesës, zakonisht nuk shfrytëzohet për rrezitje.

Por, megjithëse kishte zhurmë dhe shumë lëvizje, pushuesja këmbëngulëse, vazhdonte të qëndronte aty për motive të panjohura. /Telegrafi/