I njohur ndryshe edhe si plazhi i durrsakëve, plazhi i Currilave në veri të Durrësit edhe sot e kësaj dite vijon të frekuentohet nga fanatikët, që kryesisht janë moshë e tretë.
Nga ai plazh që frekuentonin dikur, sot ka mbetur shumë pak, por ata që vijnë që ende kujtojnë plazhin e dikurshëm, ku kanë mësuar notin dhe kanë kaluar fëmijërinë dhe rininë e tyre.
Të tjerë shprehen se dikur plazhi ka qenë më i pastër dhe natyrisht më i madh për banorët e Durrësit dhe të Tiranës.
Ndërsa sot ka mbetur vetëm një pjesë e vogël si plazh publik.
E megjithatë, fanatikët vijojnë ta frekuentojnë me besnikëri. Pavarësisht deritanishme shumica e të cilave të papëlqyeshme për këta pushues, sërish, plazhi i Currilave për ta vijon të mbetet më i pastri dhe me një ekosistem të pasur natyror./A2 CNN