Telegrafi

Pushuesit përfshihen në rrahje masive në pishinë (Video)

Në një pishinë që ndodhet në Teksas të Shteteve të Bashkuara, pushuesit e kanë nisur një zënkë verbale, e cila ka devijuar në rrahje masive.

Disa burra me rrobe për larje, kanë filluar të grushtojnë njëri-tjetrin, ndërsa të pranishmit shikonin me habi, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet kur njëri nga të përfshirët bie pa ndjenja në ujë, pasi u qëlluar në kokë.

Të tjerët përpiqen të mbajnë balancën në betonin e lagësht, që ishte shumë i rrëshqitshëm, teksa sulmojnë dhe mbrohen nga kundërshtarët.

Nuk bëhen të ditura motivet e përleshjes, apo në çfarë gjendje janë të lënduarit. /Telegrafi/