Ashleigh Cowie nga Skocia, ka qenë duke pushuar në ishullin Hvar të Kroacisë, kur pranë saj ka kaluar një turist i veshur si terrorist ndërsa mbante me vete edhe armë plastike.
Të pranishmit janë tronditur nga prania e britanikut, që kishte edhe një jelek në të cilin ishin kapur bomba të rrejshme, transmeton Telegrafi.
“Ishim duke pushuar, kur të gjithë nisën të ndjehen keq shkaku i pranisë së tij. Ai fliste në telefon me zë të lartë, ndërsa bënte xhiro pa kontroll”, ka thënë Cowie lidhur me rastin.
Në imazhet e publikuara në rrjetin social, janë lënë komente shumë negative për turistin, që nuk la shije të mirë me këtë veshje provokuese. /Telegrafi/