Site icon Telegrafi

Pushuesit freskoheshin në plazh pa vërejtur asgjë të pazakontë, droni filmon peshkaqenin gjigant duke u “sorollatur” afër këmbëve të tyre (Video)

Edhe pse pushuesit dukeshin të lumtur që kishin gjetur plazhin e tyre të “përkryer” për t’u freskuar, pamjet e filmuara me dron tregojnë anën e “errët” të këtij plazhi.

Në fakt derisa pushuesit ishin futur në ujë, pranë këmbëve të tyre kishte kaluar me dhjetëra herë një peshkaqen gjigant i cili për mrekulli nuk sulmoi askënd, transmeton Telegrafi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Miami, kurse pronari i dronit Kenny Melendez, tha se askush nuk e kishte vërejtur peshkaqenin derisa i pa pamjet që kishte filmuar droni i tij.

Por, ai thotë se është një mrekulli se si asnjëri nga pushuesit nuk e kishte pësuar nga peshkaqeni, që në një moment afrohet shumë pranë rërës ku po rreziteshin pushuesit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=GIRv3g8Evnc

 

 

Exit mobile version