Një akt heroizmi ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit, ku një grup peshuesish kanë arritur t’i shpëtojnë jetën dy vajzave të reja.
Pushuesit janë bërë litar me njëri-tjetrin dhe kanë arritur të nxjerrin nga deti me batica dy personat.
Ata dolën me shenja jete, por njëra prej tyre është në gjendje më të rëndë.
40-vjeçari e ka gjendjen më të stabilizuar, ndërsa e reja është në terapi intensive dhe në gjendje të rëndë për jetën, pasi kishte pirë shumë ujë.