Burime zyrtare të policisë thanë se Carlo Capeli, 70 vjeç nga Bolonja (Itali), mbërriti pa jetë në spitalin e Vlorës në orët e para të mëngjesit.
"Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se shkak i vdekjes së Capelit ka qenë një infarkt kardio polmonar", thanë burimet, të cilat saktësojnë se 70 vjeçari ishte akomoduar në një nga hotelet më luksoze të qytetit të Vlorës, së bashku me bashkëshorten e vet 69 vjeçare, shtetasen italiane Ornela Xufi.
Megjithë ndihmën e dhënë nga personeli i hotelit dhe transportimin me urgjencë drejt spitalit, turisti i moshuar ka mbërritur aty pa jetë, çka e ka bërë të pavlefshme ndihmën e mjekëve.
Aktualisht, janë po kryhen proçedurat hetimore përfundimtare dhe ato të kthimit të trupit pa jetë drejt Italisë, raportoi BW./Telegrafi/