Nga: Kastriot Dervishi
Në vitin 1942, Skrapari nuk kishte pushtues, por vetëm një administratë të vogël të qeverisë së Mustafa Krujës.
Në librin e Xhelal Staraveckës, shkruar në vitin 1975, jepet data 9 shtator 1942 e hyrjes së çetës në Çorovodë dhe se nuk është luftuar për të hyrë në qytet.
Staravecka shkruan:
“9 shtator 1942, çliruam kryevendin e Nënprefekturës së Skraparit, Çorovodën nga sundimi i huaj. Në orën 15:00 të 9 shtatorit 1942, kur nazifashizmi luftonte me sukses prej El Alomeinit e deri në Stalingrad, në hymë në Çorovodë pa luftë, pse okupatori nuk ishte në gjendje ta mbronte qendrën atë ditë”!
Pushtues nuk kishte, as luftë nuk pati, por ta gëzoni “çlirimin”.