Site icon Telegrafi

“Pushtohet” nga tingujt e muzikës, vajza nga Kolumbia mbështetet në dritare – harron që ishte e hapur dhe bie nga kati i dytë

Se disa gjëra mund të shkojnë keq në ahengje e tregon më së miri videoja që është bërë virale, e që e ka publikuar këngëtari nga Kolumbia, Engel Melodi Renfingo, ku një vajzë e “pushtuar” nga tingujt e muzikës humb baraspeshimin dhe bie nga dritarja.

Incidenti i pazakontë ka ndodhur në Barankila në qytetin industrial në Kolumbi gjatë një ahengu privat, ku ishte ftuar edhe këngëtari që të argëtoj të pranishmit, transmeton Telegrafi.

Derisa ai po këndonte një hit të tij, në prapavijë dëgjoheshin të rinjtë duke u argëtuar – e një vajzë që qëndronte e ulur në kornizën e dritares, harron që dritarja ishte e hapur.

Mjaftoi një moment pakujdesie që ajo të humb baraspeshimin dhe të bie nga dritarja. Për fat të mirë ka shpëtuar me vetëm lëndime trupore, pavarësisht që ra në beton nga kati i dytë.

Madje sipas autorit të videos, ajo është jashtë rrezikut për jetë dhe se bëhet fjalë për thyerje të disa eshtrave. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version